Mesazhe ngushëllimi nga BDI-ja

Ali Ahmeti përmes një telegrame ka shprehur ngushëllime për aksidentin e rëndë që ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë – Himarë ku humbën jetën 13 studente dhe shumë të tjera u lënduan.

“Lajmin për aksidentin e tmershëm në afërsi të Himarës, ku humbën jetën shumë studentë dhe të tjerë po luftojnë për jetën e tyre, e pranova me pikëllim të madh dhe dhimbje. Në këto çaste të rënda për familjet e viktimave dhe të të plagosurve, ju lutem më lejoni të shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për viktimat e këtij aksidenti tragjik si dhe të uroj shërim sa më të shpejtë të të plagosurve. Njëkohësisht, në emër të të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, më lejoni të ngushëlloj drejtuesit e institucioneve të Shqipërisë dhe t’i siguroj që qëndrojnë pranë tyre në këto momente të vështira dhe po qe nevoja, jemi në dispozicionin tuaj”, thuhet në telegramën e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button