22 maji, Ditë Zie Kombëtare

Qeveria e Shqipërisë e shpalli datën 22 maj Ditë Zie Kombëtare, për të nderuar kujtimin e viktimave të aksidentit tragjik të Himarës, ku humbën jetën 12 studente.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë bëri të ditur se ”Kryeministri Berisha në emrin e tij personal, të familjes së tij dhe të qeverisë shqiptare u shpreh familjeve të viktimave të këtij aksidenti, që ka sjellë dhimbje e pikëllim të thellë në çdo vatër dhe zemër shqiptare, ngushëllimet më të thella, solidaritetin më njerëzor.”

Mësohet se kryeministri Berisha pritet që të niset menjëherë nga Çikago drejt Tiranës për të qenë i pranishëm në ditën e zisë dhe për të ndarë dhimbjen dhe zinë me familjet e viktimave dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë.

Të martën në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike të Shqipërisë, flamuri kombëtar, do të ulet në gjysmështizë dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje.

Lajme të ngjashme

Back to top button