DASH: Jemi të kënaqur nga Maqedonia që është bërë pjesë e aksionit kundër Rusisë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se SHBA-ja krenohet për atë që Maqedonia i është bashkangjitur aksionit të përbashkët Europian dhe Amerikan kundër Rusisë për sjelljen e papërgjegjeshme të tyre.

Ndësa Maqedonia dëboi një diplomat rus dhe u bë pjesë e aksionit të SHBA, Kanadës dhe dhjetra vendeve Europiane që dëbuan mbi 139 diplomat rus nga vendet e tyre pas sulmit nervor në Solsber të Britanisë së Madhe.

“Edhe njëherë demonstruam se solidarizohemi me Britaninë e Madhe dhe dërguan porosi të qartë se  Rusia po paguan cmim të lartë”.

I pyetur nga korrespondenti i MIA-së në Uashington në rast se e sigurojnë SHBA-ja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Maqedoninë në rast të kërcënimeve nga ana e Rusisë, në lidhje me antarësimin e Maqedonisë në NATO, thanë se nuk shpekulojnë në lidhje me aksionet e ardhshme të aleatëve.

Por potencuan se kanë demonstruar se Rusia po paguan çmim të lartë, për sjelljen e papërgjegjshme të saj në mbarë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button