Ambasada amerikane: Deklaratat e Gruevskit “të pafajshme”

Ambasada amerikane reagoi ndaj intervistës së kryeministrit Nikolla Gruevski.

Në reagim thuhet se Uashingtoni distancohet nga komentimi i deklaratave të autoriteteve maqedonase, duke i karakterizuar si të “pafajshme”.

Sipas tyre, NATO me Samitin në Çikago ka treguar se me sukses përballet me një sërë çështjesh të hapura të cilat janë të rëndësishme për Aleancës por gjithashtu potencojnë se dyert e Aleancës janë të hapura për të gjithë partnerët që kërkojnë anëtarësim.

Gjithashtu në Deklaracionin i cili është e pranuar nga të gjithë shefat e shteteve lavdërohet Maqedonia dhe pjesëmarrja e saj në misionet të cilat janë pjesë e planeve të NATO-s.

Në fund të reagimit thuhet se marrëveshja për ofertë për anëtarësim ende mbetet por pasi të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button