Poezia strofullën e vendbanimit e ka në zemër

Poezia strofullën e vendbanimit e ka në zemër, energjinë gjallëruese e merr nga shpirti. Shtëpia e poezisë është jashtëtokësore, arti poetik për botën e gjallë njerëzore është pa shtëpi, ajo banon nëpër endrrat dashurore imagjinare.
Poezia më shumë është religjioze (fetare) sesa  filozofike e psikologjike.
Nëse dikush s’pajtohet e kundërshton se poezia është simotër e religjionit, argumentojmë më vonë!
Poezia është shkëlqim i brendshëm shpirtëror, që zbret e reflekton nga lartë për të ndritur botën e poshtme, të dukshme njerëzore.
Poezia se do gënjeshtën, falsitetin e ndjenjave, prezentimin e fjalëve të bukura s’duhet përgënjeshtruar, ju të dashur poetë, jepnia zemrën e frymëzuar e të çiltër lexuesve tuaj.

POEZIA

Poezia s’është sheqer për t’u ëmbëlsuar,
por zeher për t’u frymëzuar;
s’është ëmbëlsirë për t’i futë duartë,
por mburojë për shpirtrat e trazuar;

Poezia s’është poet për t’u emëruar,
por shpirt për t’u gjallëruar,
s’është stoli fizike ari,
por mrekulli, bukuri malli;

Poezia s’është shkencë letrare
por  puhizë zemre freskuese,
s’është dituri intelektuale,
por energji e mbrendshshme ndriçuese;

Poezia s’është pamje e bukur natyrore
por  shije e këndshme engjëllore;
s’është rrugëtim  i bukur prozaik,
por vallëzim i bukur shpirtëror.

Ja ç’thotë  gjeniu i poezisë Lasgush Poradeci për poezinë e Fishtës:

“Esenca e poezisë lirike është muzika shpirtërore, dhe muzikën shpirtërore e bën toni shpirtëror, dhe tonin shpirtëror e bën drithma shpirtërorr, lëkundja, tronditja shpirtërore – kurse tronditjen shpirtërore, domethënë,  me një fjalë neologjije, emocionin shpirtëror e bën as më shumë e as më pak përveç se frymëzimi i brendshëm poetik i cili duket ndjehet dhe kuptohet prej vetiu dhe drejt-për-drejt në tranfigurimin emocional të idesë ose mdjenjës ose pamjes aktuale të poetit..
A e ka Fishta pra këtë cilësi primordiale të poezisë, muzikën e shpirtit, transfigurimin poetik, metafizikën e harmonisë së krijimit poetik e cila quhet lirizëm”

Pra, poezia është: zbulim, hapje e fshehtësisë artistike që prezentohet me anë të frymëzimit, gjuhës poetike, muzikalitetit, tingujve, harminisë, fenomeneve e deri te potencializimi i rimave, jo për formë, por për harmonizimin e botës së brendshme shpirtërore – poetike të vargut në varg, të strofës në strofë, të poezisë në poezi dhe të ciklit në cikël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button