Ekspertë e martesës shpjegojnë katër arsye se përse përfundojnë lidhjet

“Nuk është mungesa e dashurisë, por mungesa e miqësisë që i bën martesat të palumtura” – Friedrich Nietzche.

Eksperti i lidhjeve, Adrienne Levy, thotë se dashuria dhe besimi janë komponentë jetësor për themelimin e një martese të fortë që zgjatë. Por, sipas tij, ndonjëherë nuk mjaftojnë vetëm këto dyja!

Kjo për shkak se kur vështirësohen kohërat, është esenciale të zhvilloni biseda konstruktive, të mos e fajësoni njëri-tjetrin dhe të mos reagoni në mënyrë defensive, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, më poshtë i keni disa nga shkaktarët më të mëdhenj të ndarjeve, nga të cilët çdo çift duhet të ketë kujdes!

Nuk komunikoni për lidhjen tuaj

Shumë njerëz mendojnë se posa të martoheni, më nuk ka nevojë të uleni dhe të flisni për lidhjen tuaj. Por kjo është e pavërtetë, dhe mbetet një nga shkaktarët kryesorë të ndarjeve. Aftësia për të diskutuar për lidhjen tuaj është vitale, e në veçanti gjatë martesës.

Nuk shoqëroheni me persona tjerë

Të kesh marrëdhënie dhe miqësi jashtë martesës është çelësi për ta mbajtur martesën tuaj të fortë dhe të shëndetshme. Duhet të jeni në gjendje të keni një sistem mbështetës që nuk është vetëm bashkëshorti juaj. Kjo do të thotë që duhet të keni miq ose marrëdhënie të forta me anëtarët e familjes suaj. Terapeutët e martesës kanë vënë në dukje se nëse miqësia e vetme ose marrëdhënia juaj e fortë është bashkëshorti, atëherë martesa juaj mund të jetë në telashe.

Keni dallime në vlera

Kur martohesh me dikë shumë shpejt, nuk mund ta njihni mirë atë person. Martesa supozohet të jetë koha ku i mësoni të gjitha gjërat për personin që po mendoni ta kaloni pjesën tjetër të jetës.

“Partnerët duhet të jenë të sigurt se vlerat e tyre përputhen para se të hyjnë në martesë “, thotë Kelly Campbell, Ph.D.

Terapeutët e martesës shpjegojnë se të kesh dallime në vlera mund të jetë diçka e madhe që e përfundon martesën tuaj. Çelësi është të jesh në gjendje t’i flasësh ato dallime më partnerin tuaj, t’i respektosh ato dhe të komprometosh gjëra në jetën tënde të re së bashku.

Mbajtja e sekreteve nga njëri-tjetri

Ka gjëra që ne shpesh preferojmë t’i mbajmë për vete, por mbajtja e sekreteve në martesë është e dëmshme. Nuk është nevoja t’ia thoni partnerit çdo mendim që ju vjen ndërmend, por nëse me vetëdije mbani sekrete, kjo shumë shpejt mund të shpije në probleme të vështira martesore. Ekspertët nuk rekomandojnë të mbani sekrete, pavarësisht sa të vogla apo të mëdha janë! Sinqeriteti gjithmonë është opsioni më i mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button