Server: Mos pranimi i Maqedonisë në NATO, kusht për tensione ndëretnike

Analisti amerikan Daniel Server, në reagimin e tij pas publikimit të deklaracionit nga Samiti i NATO-s në Çikago shkruan se Greqia në Çikago ka reaguar ashtu siç kanë menduar të reagojnë udhëheqësit e saj, me çka e bllokoi Maqedoninë për hyrje në NATO.

Sipas Server kjo paraqet thyerje të qartë të aktgjykimit të Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë, por gjithashtu paraqet edhe kusht për rritjen e tensioneve ndëretnike në Maqedoni.

“A duhet të përkujtohemi se gjithkush në botë, përveç Greqisë, vendin që ka si kryeqytet Shkupin e quan Maqedoni? Një ditë Greqia sigurisht se do të ketë lider politik i cili do të pranojë se sa joproduktive ka qenë kundërshtimi i Athinës në vendimin “IRJM” të bëhet anëtare me këtë emër.

Sa më shpejtë që Greqia kupton se vetë i varros interesat e saja, aq më pak dëm do të pësojnë interesat e tyre”, shkruan Server, profesor në Univerzitetin “John Hopkins”./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button