Irani varë 14 të dënuar për trafikim droge

Irani ka varur 14 persona në Teheran, të dënuar për trafikim me substanca narkotike. Ata janë identifikuar vetëm me iniciale.

 Amnesty International ka thënë në raportin vjetor mbi dënimet me vdekje, se Irani vetëm në vitin 2011 ka ekzekutuar 360 persona, shumica e tyre të akuzuar për trafikim me drogë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Teherani zyrtar konsideron se dënimi me vdekje është thelbësor për ruajtjen e rendit dhe të ligjit.
Vrasjet, dhunimet, plaçkitjet e armatosura dhe trafikimi i më shumë se 5 kilogramëve drogë janë në mesin e krimeve që dënohen me vdekje.

Republika islamike është një nga shtetet që ende praktikon dënimin me vdekje krahas Kinës, Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button