Aspirina në doza të vogla ul rrezikun për astmën

 Rreziku për shfaqjen e astmës mund të ulet falë përdorimit ditor të dozave të vogla të aspirinës.
Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer nga një ekip studiuesish të “Brighamand Women’s Hospital””, i cili është kryer te mbi 22.071 individë të shëndetshëm të moshave nga 40 deri në 84 vjeç .

Lajmi është publikuar në revistën shkencore American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine. Studimi ka treguar se si një grup personash që ka përdorur çdo ditë doza të vogla aspirine për gati pesë vjet ka rezultuar se ka 22% më pak mundësi të kenë probleme me astmën.

Përveç se mbron nga problemet kardiovaskulare, duke ulur deri në 44% rrezikun për shfaqjen e infarktit, aspirina duket të jetë në gjendje të shmangë dhe problemet me aparatin e frymëmarrjes te personat që e konsumojnë rregullisht.

Por autorët e studimit kanë dashur të nënvizojnë se përdorimi i aspirinës nuk ndikon në zhdukjen e sëmundjes, te të sëmurët që vuajnë nga astma. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button