Gruevski u përgjigjet deputetëve të LSDM-së

Pas reagimit të deputetëve të LSDM-së në lidhje me intervistën e Kryeministrit Gruevski për agjencinë MIA, Kryeministri reagoi me një letër në të cilën thuhet se, edhe krahas faktit se i kemi plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim dhe, edhe pse vazhdimisht Maqedonia kontribuon në misionet e Aleancës, ajo për fat të keq nuk mori ftesë për t’u anëtarësuar në NATO. 

“Edhe një herë dua të them se ky epilog është i padëshirueshëm dhe i padrejtë por jo edhe i papritur dhe i befasishëm për ne, njëlloj sikurse reagimi juaj që ishte për mua. Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se arsyeja e vetme se pse ne nuk kemi marrë ftesë për anëtarësim në NATO është kundërshtimi i fqinjit tonë jugor, i cili edhe para 21 viteve krijoi problem dhe hapi çështje rreth emrit kushtetues të shtetit tonë”, u shpreh Gruevski.

Më tej në reagimin e tij ai fton qytetarët të jenë të qetë dhe të mos i nënshtrohen devalvimeve dhe frustrimeve të krijuara nga ana e Greqisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button