Policia dy herë e ka kërkuar Çavkovin në adresën e tij, por ai ka qenë në banesë tjetër

Pasi që ish ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov u lëshua në paraburgim shtëpiak, më 27 mars, në të njëjtën natë, policën nga Stacioni Policor Qendër kanë kryer dy kontrolle, në orën 18:00 dhe 20:30 dhe nuk e kanë gjetur në këtë adresë, njofton Portalb.mk.

“Askush nuk u është përgjigjur në derë. Ajo është dita kur Prokuroria ngriti akuzë”, tha kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev në takim jo-formal me gazetarët.

Xholev gjithashtu tha se Çavkov vetë ka vendosur që paraburgimin shtëpiak ta mbajë në adresë tjetër. Atë e kanë pasur parasysh gjykatësit, kur kanë vendosur që ta sjellin vendimin për ndërrimin e paraburgimit shtëpiak me paraburgim.

Çavkov edhe sot në grevë urie në Burgun e Shutkës

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button