(Plotësuar) Tragjedi në Himarë, 13 viktima

22:58-13 të vdekur është bilanci i viktimave si rezultat i rrëzimit të një autobusi me studentë të Universitetit Aleksandër Xhuvani në vendin e quajtur Ura e Vishës, në afërsi të Himarës. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se bëhet fjalë për të paktën 13 të vdekur. Mes tyre 11 janë vajza dhe 2 meshkuj. Informacionet paraprake flasin për 33 studentë, të cilët udhëtonin nga Saranda në një autobus me targa të Elbasanit. Dëshmitarët në vendngjarje thonë se mjeti ka rënë nga një lartësi prej 80 metra, ndërsa policia në vijim të informacioneve te publikuara lidhur me aksidentin e rëndë ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin Vlore Himarë  bën me dije se aktualisht po kurohen në Spitalin Ushtarak :

  

1. Kaltra Pollozhani
2. Alma Deda
3. Eranda Bato
4. Antoneta Taçe
5. Doriana Kumria
6. Anisa Çobaj
7. Shegushe Haka
8. Elsa Shtylla
9. Ifsjana Karriqi
10. Mirsie Biba
11. Besjana Dani

Ndërsa ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak Eranda Baloshi.
Ndërkohë që në këtë spital 3 shtetase janë akoma të paidentifikuara.
Po kurohen në Spitalin e Vlorës:
1. Dorina Stafa
2. Enkela Daja
3. Ticiana Hysa
4. Juliana Kuqi
5. Ergita Opingari
6. Adjola Musaka
7. Liri Hasa
8. Besjana Xheneti
9. Adisa Çela
10. Anisa Hysa

Nga ky spital sapo jane nisur drejt Spitalit Usharak Tirane shtetaset Griselda Zeneli dhe Blerina Çereni për mjekim më të specializuar drejt Spitalit Ushtarak.
Në Himarë në gjendje të mirë gjendet Arta Ballabani.
Më herët Ambasadori i BE-së Ettore Sequi shpreh ngushëllimet e tij për aksidentin rrugor tragjik në Himarë. Në një deklaratë për shtyp ai shprehet:
“ Në emrin e tim personal dhe në emër të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjet e të gjithë atyre që humbën jetën ose u plagosën në aksidentin e sotëm tragjik në Himarë. Mendja e të gjithë kolegëve tanë të cilët punojnë me Shqipërinë, si në Delegacionin në Tiranë, ashtu edhe atyre në zyrat qëndrore në Bruksel, janë me ju në këtë moment kaq të trishtuar.Zoti u dhëntë paqe shpirtit të tyre dhe familjeve të tyre forcën për të përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme. U urojmë nga zemra të plagosurve një shërim të shpejtë dhe të plotë. tohet të jetë shkaku i mundshëm i aksidentit”.

22:35 Një tjetër viktimë në Spitalin Ushtarak, duke e cuar në 13 bilancin e tragjedisë së Himarës. Mësohet se vajza ishte në një ndërhyrje kirurgjikale, por nuk ka mundur të mbijetojë. Aktualisht në Spitalin Ushtarak gjenden trupat e pajetë të dy vajzave, ndërsa janë 12 të tjera që po marrin ndihmën mjekësore.

20:45-Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, shprehu solidaritet me familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Himarë.
“Ndajmë dhimbjen me të afërmit e viktimave. Përgëzoj forcat e policisë, zjarrfikësit dhe mjekët për gatishmërinë e plotë.Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe anëtarët e LSI-së në Vlorë janë të gatshëm të dhurojnë gjak nëse nevojitet ”- deklaroi Meta.
Po kështu nëpërmjet një njoftimi për mediat, PDIU shprehet se “humbja e të studentëve është një tragjedi mbarëkombëtare, që ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve”.
Në këto momente të vështira, PDIU shpreh pikëllimin e thellë dhe ndan dhimbjen me familjet e studentëve, pedagogëve dhe të gjithë bashkëkombësit, që po shohin të tronditur këtë tragjedi, duke lutur Zotin për shpirtrat e të humburve padrejtësisht dhe për shpëtimin e të gjithë të tjerëve.

20:35-Nga Himara Ministri i Brendshëm Bujar Nishani bëri me dije për Ora News se 12 viktima është bilanci tragjik i aksidentit të sotëm në Himarë.

“Ishin 33 persona që gjendeshin në autobus, 12 prej tyre kanë humbur jetën, të plagosurit janë transportuar për marrjen e ndihmës mjekësore. Po bëhet transporti i 11 viktimave drejt spitalit të Vlorës, ndërsa 1 gjendet në Spitalin Ushtarak. Është bërë identifikimi i të plagosurve dhe viktimave dhe menjëherë pas transportit do të dalë dhe lista zyrtare e emrave. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe do të jetë ekspertiza e që do të japë rezultain përfundimtar” tha Nishani.

20:21– Ministri i Transportit dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi ka bërë një panoramë të shkurtër asaj cfarë ka ndodhur, duke përjashtuar si shkak të aksidentit situatën e rrugëve atje.
“Aksidenti ka ndodhur pa hyrë në Himarë, shkaqet e aksidentit mbeten për tu verifikuar, nuk kanë qenë shkaqet e rrugës ato që kanë cuar në këtë ngjarje tragjike. I gjithë ekipi ushtarak e mjekësor është mobilizuar, po bëhet një përpjekje titanike për të shpëtuar jetët e atyre vajzave. Kemi organizuar një grup të madh të rinjsh për të dhënë gjak dhe pse banka e gjakut ndodhet në kushte të mira”tha ai.

18:10-Ka mbërritur në Spitalin Ushtarak helikopteri i parë me të aksidentuarat nga Himara me dy studente në gjendje të rëndë për jetën. Në vazhdimësinë e rifreskimeve të të dhënave të fundit nga Policia e Shqipërisë, bëhet me dije se flitet për 12 të vdekur dhe 22 të plagosur.

17:30-Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme pranë urës së Vishës, në Himarë, ku një autobus me studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, dega letërsi, që dyshohet se ishin të gjitha vajza, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 80 metra të thellë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, autobusi me studentë po udhëtonte nga Elbasani drejt Sarandës. Mësohet se autobusi është me targa të Elbasanit (El 2274 B) ndërsa autoambulancat, zjarrfikësit dhe forcat e shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje disa minuta pas aksidentit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se paraprakisht mendohet për 12 viktima dhe rreth 25 studente të plagosur, të cilët janë nxjerrë nga autobusi të ndihmuar nga udhëtarë të rastit. Mësohet se ka qenë një autobus me turistë grekë ai që i ka dhënë ndihmën e parë, studenteve të përfshirë në aksident. Në vendngjarje ka mbërritur tashmë një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa një tjetër është nisur drejt Himarës. 

Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Himarës, 12 trupa të pajetë ndodhen në morgun e qytetit, 25 studente të tjera u transportuan në spital me  plagë të rënda.

Autobusi me të cilin udhëtonin studentet është rrëzuar në aksin Sarandë-Himarë, mes fshatit Vuno e Himarës. Ai sqaron se studentet shkonin në Sarandë për pushime tre ditore, ndërsa dëshmon se terreni ku ka rënë autobusi është i vështirë dhe rruga tepër e ngushtë.

Ndërsa Shefi i Zjarrfikësve, Dilaver Laci ka deklaruar për News 24 se, “terreni ku ka rënë autobusi është shumë i vështirë dhe distanca është e madhe”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button