Strugë, shitet godina e ndërmarrjes “Proaqua”

Deri më 29 maj të gjithë të interesuarit për blerjen e godinës së ”Proaqua” në Strugë, mund të tërheqin dokumentacionin e kërkuar dhe njëkohësisht të aplikojnë për të marrë pjesë në tenderin e hapur që do të zhvillohet më 30 maj në ambientet e Komunës së Strugës. 

Nga komisioni i shitjes i ngritur nga Komuna për këtë veprim njoftohemi se çmimi fillestar i caktuar për këtë pronë të Komunës së Strugës dhe ”Proaqua” është caktuar 320 mijë euro. 
Gjithashtu, nga pushteti vendor potencohet se nëpërmjet tenderit të hapur vetëm godina administrative e Ndërmarrjes publike “Proaqua”, që ndodhet në afërsi të lumit Drini i Zi, do të shitet. 

Siç konfirmojnë nga Komuna e Strugës, për godinën që është në shitje nuk duhet të japë pëlqim asnjë institucion tjetër, sepse është në pronësi të tërësishme të vetë Komunës së Strugës. Ndërmarrja publike ”Proaqua” është themeluar nga Komuna e Ohrit dhe ajo e Strugës me seli në Strugë, që për drejtor të përgjithshëm gjithmonë ka kuadër të propozuar nga Komuna e Ohrit, për të cilin pëlqim duhet të jap edhe kryetari i Komunës së Strugës, sipas statutit organik të saj. 

Ndërmarrja “Proaqua” ka disa vite që ballafaqohet më vështirësi të theksuara financiare dhe me detyrime të mëdha ndaj kredi-dhënësve dhe EVN-së, situatë e cila ka rezultuar me probleme të mëdha në dhënien e rrogave për të punësuarit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button