Që t’i kthejnë 290 denarë nga taksa radiodifuzive, qytetarët kanë paguar nga 300 denarë për formularë

Gjatë kthimit të parave për taksën radiodifuzive, Drejtoria për të Ardhura Publike qytetarëve ua ka marrë nga 300 denarë për formularin që duhet ta plotësojnë që t’u kthehen 290 denarë, këtë e deklaroi Avokati i Popullit gjatë publikimit të raportit vjetor, duke u shprehur se një gjë e tillë është paradoksale, njofton Portalb.mk.

“Ka vazhduar pasurimi i kundërligjshëm i shtetit me refuzimin e kërkesave të qytetarëve për kthimin e tatimit të arkëtuar në procedurë të veçantë tatimore për shqyrtimin e pronës dhe gjendjes pronësore, në rastet kur me akt të plotfuqishëm administrativ i njëjti është ndërprerë. Drejtoria e të Ardhurave Publike në vend që, përmes detyrës, zyrtare t’ua kthej mjetet e tatimit të arkëtuar i refuzon kërkesat e qytetarëve me arsyetim të kundërligjshëm për të drejtëн е parashkruar për kthimin e mjeteve. Krahas kësaj, pas ndërprerjes së taksës radiodifuzive, Drejtoria e të Ardhurave Publike në vend që qytetarëve tua kthej shumën e parave të arkëtuarа pa bazë ose shumën e parapaguar, ata i kushtëzon të paraqesin kërkesë dhe të paguajnë në mënyrë plotësuese për taksa administrative. Paligjshmëria në veprimin e këtillë, mes tjerash, është edhe për shkak se sipas Ligjit për taksa administrative nuk paguhet taksë për shkresa dhe veprime në procedurë për kthimin e detyrimeve të paguara në mënyrë të parregullt”, tha Memeti.

Avokati i Popullit, rekomandoi që Drejtoria e të Ardhurave Publike të ndërpret me pasurimin e pabazuar dhe sipas detyrës zyrtare, në kontinuitet të marrë veprime për kthimin e tatimit të arkëtuar, si dhe kthimin e shumës së parave të arkëtuara në mënyrë të pabazë ose shumës së parave të parapaguara mbi bazë të taksës radiodifuzive të qytetarëve, pa kurrfarë kushtëzimi.

Ndryshe, vitin e kaluar Avokati i Popullit ka punuar në 4.185 parashtresa, nga të cilat 3.223 janë pranuan në vitin 2017, 49 i ka hapur me iniciativë, kurse të tjerat u bartën nga viti 2016.

Në vitin 2017 janë konstatuar 1137 cenime të lirive dhe të drejtave të njeriut, nga të cilat në 970 raste u pranuan intervenimet e Avokatit të Popullit, për 104 raste procedura është në rrjedhë, ndërsa në 63 raste u shteruan të gjitha mundësitë ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button