Lëshime në procedurë, Ministria e Kulturës shfuqizon konkursin për kompozimet e vitit 2017
Ministria e Kulturës ka njoftuar se konkursi për blerjen e kompozimeve klasike për vitin 2017, që u publikua më 6 prill të 2017-s, është shfuqizuar për shkak të lëshimeve administrative gjatë realizimit të tij. Konkursi do të përsëritet sërish, njofton Portalb.mk.
Ministria do të praktikojë procedura adekuate për shërbimin kompetent për realizimin e konkursit që të vërtetohen lëshimet e konkursit paraprak.
Sipas kumtesës së MK-së, rezultatet që u publikuan më 18 janar nuk kanë qenë përfundimtare, por vetëm propozime të komisionit dhe të njëjtat nuk kanë qenë të aprovuara nga ministri.