Pse Melania Trump e urren jetën e saj?

Melania Trump ka jetën që gjithkush do dëshironte dhe të jep përshtypjen se është shumë e lumtur duke shijuar jetën e re si Zonjë e Parë. Zëdhënësi i saj u shpreh për Us Weekly, se Melania është duke shijuar kohën me djalin e saj dhe pushimet e pranverës në Mar-a-Lago, ndërsa po punon për projektet e së ardhmes, por sipas një burimi kjo nuk është e vërtetë, shkruan Class.

Ajo e urren faktin që e gjithë vëmendja është përqëndruar te marrëdhënia e saj me të shoqin. Melania nuk po kalon një periudhë të lehtë, pas lajmeve se Trump ka pasur marrëdhënie me disa gra të tjera. Një burim i familjes është shprehur për Us Weekly: “Ajo është shumë, shumë e palumtur me jetën e saj. Nëse do t`i jepej mundësia do të largohej nga Trump dhe do të qëndronte vetëm me djalin e saj.

Çifti Trump po ftohen gjithmonë dhe më shumë me njëri-tjetrin. Pavarësisht planit se Melania dhe Donald do të udhëtonin bashkë drejt Marg-a-Lo, ajo udhëtoi vetëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button