UEFA dënon ashpër skuadrën shqiptare, 1 milion euro dhe 10 vjet jashtë kampionateve evropiane

Pas zhurmës së shkaktuar ditët e fundit për trukimet në sport, UEFA ka marrë një vendim për skuadrën e Skënderbeut. Plot 10 vite përjashtim nga aktivitetet europiane ka qenë vendimi që ka marrë UEFA. Vendimi erdhi sipas kërkesës së komisarëve në Komisionin e Etikës dhe Disiplinës në UEFA, për çështjen e trukimeve, njofton Syri.net.

Dënimi është bërë zyrtar në datën 21 mars dhe është publikuar nga syri.net. Siç duket nga ky vendim, përveç dëminit 10-vjeçar, korçarët janë dënuar edhe me një gjobë prej 1 milion euro. Skëndërbeu, megjithatë, ka 60 ditë afat për ta kundërshtuar vendimin që ka tronditur klubin dhe të gjithë sportin shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button