Reagon BDI, distancohen nga Gruevski

Rënia në emocione dhe dëshpërim ndaj vendimeve të Samitit konsiderojmë se është e panevojshme dhe joproduktive, kështu e vlerëson deklaratën e Gruevskit të dhënë dje Bashkimi Demokratik për Integrim.
 
‘Rënia në emocione dhe dëshpërim  ndaj vendimeve të Samitit konsiderojmë se është e panevojshme dhe joproduktive për shkak se çështja e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO është çështje e mbyllur që në samitin e Bukureshtit, dhe vendimeve të tij ekzekutive ku thuhet se Maqedonia  do të pranohet në NATO në ditën kur do të zgjidhet kontesti me emrin dhe në këtë çështje nuk do të diskutohet më në Samitet e radhës’, deklaroi zëdhënësi Bujar Osmani.

Osmani tha se Maqedonia i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO, dhe e meriton anëtarësimin e plotë dhe në këtë drejtim BDI ka dhënë kontribut të pamohueshëm

‘BDI  nuk pajtohet me vlerësimin e tij se komuniteti ndërkombëtarë,  përkatësisht  NATO dhe BE aplikojnë politika me standarde të dyfishta ndaj Maqedonisë, duke pasur parasysh se parimi i konsenzualitetit në NATO dhe BE është konsistent  dhe i pandryshueshëm për të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në NATO dhe BE’.

‘Vullnetin e mirë të afrimit të Maqedonisë në strukturat e aleancës euro-atlantike, komuniteti ndërkombëtarë e dëshmoi me fillimin e negociatave të nivelit të lartë ose negociatave substanciale me BE-në, por gjithashtu është i pamohueshëm kontributi që ka dhënë dhe që jep NATO për sigurinë rajonale dhe stabilitetin rajonal, por edhe për lehtësimin e rrugës së Maqedonisë në strukrurat evro-atlantike. Duam të porosisim se rruga e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s është pa alternativë dhe njëkahëshe’ deklaroi Osmani. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button