Kryeministri turk Yildirim: Siguria e Ballkanit nënkupton siguri në Evropë

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, tha se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit nënkupton siguri edhe në Evropë, duke shtuar se të gjitha shtetet e rajonit kanë përgjegjësi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

“Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit në të vërtetë nënkupton siguri në Evropë, siguri në Lindjen e Mesme. Në këtë aspekt, ne e dimë se të gjithë shtetet e rajonit kanë përgjegjësi të madhe për mosprishjen e paqes dhe stabilitetit në këtë vend”, tha Yıldırım në një konferencë për media pas takimit me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës në kryeqytetin Sarajevë.

“Në këtë drejtim, ne jemi në përpjekje të zhvillimit të marrëdhënieve miqësore me të gjitha shtetet, duke filluar nga BeH”, shtoi kryeministri turk.

“Lufta e Turqisë kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme, Siri dhe Irak jo vetëm që siguron qytetarët tanë, por edhe parandalon një fluks të refugjatëve në Ballkan, Evropë dhe aktivitetet terroriste”, theksoi më tej Yıldırım.

Kryeministri turk tha se kanë marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet e Ballkanit, duke shtuar se tregtia dhe bashkëpunimi reciprok me këto vende është në rritje të vazhdueshme.

Ai falënderoi qeverinë e BeH-së për përpjekjet e ofruara për t’i dhënë fund aktiviteteve të organizatës terroriste FETO në këtë vend, megjithatë shtoi se ende vazhdojnë disa aktivitete të kësaj organizate nën emra të ndryshme.

“Lidhur me këtë ne dëshirojmë që mbështetja juaj të vazhdojë tutje”, tha Yıldırım.

Duke folur për rritjen ekonomike të Turqisë në vitin 2017 për 7.4 për qind, ai u shpreh se kjo gjë nuk ka qenë ndonjë befasi për Turqinë.

“Nuk ishte befasi për ne. Ne tanimë kemi projekte për rritje të qëndrueshme në vitin 2018”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button