Izraeli kërcënon me atentat palestinezët në Gaza

 Izraeli kërcënon me atentat liderët palestinezë në Rripin e Gazës, duke filluar nga Hamasi, në qoftë se incidentet përshkallëzohen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Avichay Adraee në një deklaratë në rrjetet sociale është shprehur se “Kur gratë dhe fëmijët po dërgohen në murin e kufirit, ne nuk lejojmë që lideri i Hamasit të qëndrojë i fshehur në Gaza”.

Duke publikuar fotografitë e kryetarit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Heniyye dhe të përgjegjësit të Hamasit për Gazën, Yahya es-Sinvar, Adraee shtoi se “Nëse nevojitet ne do t’iu japim përgjigjen atyre të cilët janë në thellësitë e Gazës (krahu ushtarak i Hamasit), të cilët ndodhen prapa këtyre protestave të dhunshme”.

Në anën tjetër, ministri i Punëve Publike dhe Banimit i Izraelit, Yoav Galant, në një deklaratë tha se në qoftë se incidentet në kufirin e Gazës përshkallëzohen me rastin e Ditës së Tokës së Palestinës, njëra prej mundësive që ndodhet në tryezë është edhe vrasja e liderëve të Hamasit.

Në deklaratën e Galantit publikuar në faqen e lajmeve Walla të Izraelit thuhet se ai është shprehur që “Në kohën e luftës gjithçka është legjitime. Në qoftë se Hamasi bën ndonjë gabim, ia japim përgjigjen”.

Në lajm po ashtu thuhet se Galat ka theksuar se në qoftë se Hamasi mbron qetësinë, atëherë “Izraeli do t’iu lejojë që të jetojnë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button