“Alkaloid” mori leje të integruar ekologjike

Kompania “Alkaloid” mori leje të integruar ekologjike nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Për shkak të harmonizimit me rregullativën ligjore në vend dhe me legjislaturën e BE-së, si dhe për shkak të parandalimit të integruar dhe kontrollit të ndotjes. 

“Alkoloid” në vitin 2007 filloi përgatitjet për marrjen e lejes së integruar ekologjike, gjë për të cilën janë investuar mbi gjysmë milionë euro, kumtoi sot kompania.

Lejen e integruar ekologjike drejtorit të përgjithshëm të “Alkaloid”, Zhivko Mukaetov, ia dorëzoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdulaqim Ademi./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button