Grimi ngjyrë ari, trend për këtë verë

Make Up i kësaj vere, do të ketë përbërje të artë. Ngjyra e bronzit, zë vendin e parë, duke hedhur poshtë atë të aluminit, që përdorej vjet në sy, apo në veshje.

Mos kini frikë këtë verë, nëse fytyra juaj do jetë mjaft e errët, bronzi është aleati juaj më i mirë.

Dielli këtë verë, duket se do të frymëzojë te ju ngjyrat e ngrohta, të ngjashme me ato që depërtojnë rrezet e tij.Prandaj, sytë dhe faqet tuaja duhet të mbulohen me një vello të çmuar bronzi.

Ajo është vlerësuar si ngjyra e përsosur për të përmirësuar dukjen tuaj, ose për të dhënë përshtypjen e të paturit më shumë diell, duke ju larguar efektet e plakjes në fytyrë dhe ato më vulgare. Mos harroni, buzët gjithmonë rozë. Me të gjitha tonalitetet e saj. Dhe sa më të ndezura. Mos gaboni t’i bëni me ngjyrën kafe, se ju bën të dukeni mjaft dimërorë./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button