Princi Leka dhe Elia së shpejti prindër

Lajmi i gëzueshëm i mbajtur sekret nga trashëgimtari i fronit mbretëror është zbuluar nga “Bluetooth” përmes kësaj fotografie, e cila tregon sensualitetin prej nëne të Elia Zaharisë.

Ky është fëmija i parë në të dy familjet, si në atë të Lekës dhe në të Elias, e gëzimi padyshim është i madh. Burime konfidenciale thonë se çifti do të kishte dashur që mbreti Leka i të ishte gjallë, për të shijuar lindjen e nipit, por fatkeqësisht ai u nda nga jeta vetëm pak muaj më parë.

Historia e dashurisë mes Lekës dhe Elias ka nisur vite më parë, atëherë kur vajza e Yllka Mujos, jetonte mes Shqipërisë edhe Francës, dashuri e cila e bëri të vendoset përgjithmonë në Tiranë, në Pallatin Mbretëror ku jeton me të fejuarin e saj. Aktualisht mbreti Leka i Riu, punon si këshilltar i Ministrit të Brendshëm, por merret paksa edhe me punët e Partisë së Legalitetit, ndërsa Elia duket se për momentin po kujdeset për veten dhe qenien e dashur që rritet brenda saj, ndërsa para vdekjes së mbretit ka pasur angazhimet e saj në Teatër./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button