Haradinaj: Arrestimet në Kosovë, për shkak të mënyrës së padefinuar të qëndrimit

Policia e Republikës së Kosovës sot është duke zhvilluar një operacion policor, detajet e të cilës theksoi se do të shpalosen pas përfundimit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

“Policia konfirmon se është duke e realizuar një operacion policor ndërsa për detajet tjera do të njoftojmë pas përfundimit të operacionit”, theksuan për AA nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Mediat lokale të Kosovës, nga ana e tyre, raportuan se sot në vend janë arrestuar disa udhëheqës të institucioneve që janë të lidhura me organizatën terroriste FETO dhe që veprojnë në Kosovë.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt qeveritare, nga gazetarët u pyet se “a është i informuar mbi operacionin policor për arrestimin e përfaqësuesve të shkollës Mehmet Akif”, institucion arsimor që njihet për afërsinë e saj me FETO-n.

Duke i quajtur këto “ndalime për shkak të mënyrës së padefinuar të qëndrimit të tyre”, Haradinaj tha se arsyeja e ndalimit është mungesa e respektimit të procedurave për qëndrim në Kosovë.

“Kam kërkuar informacion nga policia dhe nga institucionet tjera. Arsyeja e ndalimit është mënyra e qëndrimit, pra ajo është e padefinuar. Zakonisht janë disa procedura për qëndrim kur të huajt vijnë në Kosovë dhe jemi detyruar t’i zbatojmë ndaj të gjithëve. Duhet të rregullohet mënyra e qëndrimit. Me sa di unë, arsyeja e ndalimit është vetëm kjo, mungesë e respektimit të procedurave për qëndrim në Kosovë. Nuk besoj se ka të bëjë me aspekte të tjera dhe do të interesohem mëtutje për këtë temë”, tha Haradinaj në pyetjen e gazetarëve të cilët kërkuan mesazhin e kryeministrit “nëse Turqia është duke ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button