Vazhdon debati kuvendor për propozim ndryshimet e Kushtetutës

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në suaza të mbledhjes së 30-të duhet ta vazhdojë debatin për Porpozimin për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, propozuar nga ana e deputetëve të opozitës, ndërkaq ka të bëjë me procesin e privatizimit të kapitalit shoqëror dhe shtetëror.

Propozohet plotësim i nenit 52 paragrafi 4 e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, ku është cekur se ligjet dhe aktet e tjera nuk ka veprim kthyes. Në atë mënyrë, siç konsiderojnë propozuesit, do të mundësohet me këtë dispozitë kushtetuese të mos ketë vjetërsim të ndjekjes penale dhe ekzekutim të dënimeve për vepra penale lidhur me transformimin apo shitjen e ndërmarrjeve me kapital shoqëror dhe shtetëror.

Sa i përket veprave për të cilat tashmë ka hyrë në fuqi vjetërsimi, ky amandament nuk përmban vendime definitive, por le mundësinë që nëse praktika dhe interpretimet e Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut e mundëson këtë, me Kodin penal të mundësohet zbatimi i amandamentit kushtetues edhe ndaj tyre. Nen të këtillë, siç sqaruan propozuesit, përmban Kushtetuta e Kroacisë.

Në rend dite të mbledhjes janë Propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprimtari shkencore-hulumtuese, në lexim të parë, Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për informata të klasifikuara, Propozim-ligji për zona të zhvilluara turistike, Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për standardizimin, të gjithë në lexim të parë.

Deputetët do të debatojnë edhe për Propozim-ligjin për ndërprerje të validitetit të Ligjit për të drejtat e anëtarëve të familjes, mbajtësi i së cilës është ushtar në shërbim ushtarak, Propozim-ligjin për plotësim të Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, Propozim-ligjin për plotësim të Ligjit për rezerva të obligueshme të naftës dhe derivateve të naftës, të gjithë në lexim të parë.

Mes të tjerash, në rend dite të mbledhjes janë edhe disa propozim-ligje, parashtruar nga deputetë të opozitës./idividi

Lajme të ngjashme

Back to top button