Ministri i Shëndetësisë, Filipçe: Në Maqedoni janë ulur çmimet e barnave

Janë ulur çmimet e 336 barnave gjenerike dhe 222 barnave inovative. Ulja e çmimeve maksimale çon në ulje të çmimeve të shitjes me shumicë dhe pakicë të barnave që do të vlejnë deri më 1 prill, transmeton Portalb.mk.

Këtë në konferencë për media e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili tha se po ulen çmimet për 40 deri 50 për qind për këto barna

Me këtë ulje, theksoi ai, janë përfshirë të gjitha grupet e barnave nga lista pozitive.

“Kursimi te barnat gjenerik në nivel vjetor arrin në 993.000 euro, ndërsa te barnat inovativ arrin në 1.388.600 euro.  Në vitin 2016 kursimi i përgjithshëm te barnat gjenerik dhe inovativ ka qenë 1.126.000 euro, ndërsa në vitin 2017 kursimi ka përfshirë 389.315”, tha Filipçe dhe shtoi se bëhet fjalë për kursim më të madh deri tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button