Çavkov edhe sot në grevë urie në Burgun e Shutkës

Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov tashmë përsëri ka filluar grevën e tij të urisë prej dy ditësh në burgun e Shutkës, konfirmojnë për “Fokus” burime nga brenda. Siç thonë nga burgu, Çavkov tani për tani është i vetmi nga të paraburgosurit për ngjarjet e 27 prillit që refuzojnë të hanë, transmeton Portalb.mk.

Ai të martën u kthye në burg pasi që Prokuroria Publike e ka ngritur aktakuzën për kërcenim terroristik të rendit kushtetues. Një ditë më parë Gjykata Supreme ia ndryshoi masën me paraburgim shtëpiak, por kthimi i tij në shtëpi zgjati vetëm një ditë.

Siç publikuan mediat, Çavkov ka qenë i revoltuar nga vendimi i Gjykatës Penale dhe ka refuzuar që ta marrë terapinë e rregullt mjekësore për sëmundjen e zemrës.

Përsëri janë arrestuar një pjesë e të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button