Sekuestrimi i 613 kg kokainë, sqarohet kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me një intervistë të dhënë për median gjermane “Die Welt”, ku ka sqaruar një pjesë të deklaratës së tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama thekson se nuk ka ndryshuar version lidhur me aksionin për sekuestrimin e 613 kg kokainë.

Ai pohoi edhe njëherë se operacioni në fjalë u bë nga Policia e Shtetit, pa asnjë bashkëpunim, duke sqaruar kështu mediat se nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Nisur nga intervista ime për “Die Welt”(s’e kam idenë nëse saktësisht a jo, se nuk e kam lexuar versionin gjermanisht)qenka bërë lajm shqip se paskam ndryshuar qëndrim! E pavërtetë! Sepse e vërteta është vetëm një: 613kg kokainë janë kapur pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar! Kaq.”, thuhet në reagimin e Ramës.

Gjatë intervistës për “Die Welt” Rama teksa foli për kokainën rekord prej 613 kg kokainë të kapur në një kontejner në Durrës, tha se kjo ishte arritje e qeverisë në luftën me kanabisin. Po ashti ai tha se aksioni për kapjen e kokainës rekord u bë në bashkëpunim me italianet.

“Dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane. Cili ishte reagimi? “Nëse sekuestrohen 600 kilogramë, atëherë duhet të ketë shumë më shumë se aq.” Shikoni numrat që vijnë nga Roterdami apo Hamburgu dhe porte të tjera. Nëse diçka sekuestrohet këtu, nuk do të thotë që ne jemi qendra. Për çdo trafikant droge shqiptar të arrestuar, ne gjejmë qindra numra me kode ndërkombëtare në telefonat e tyre”- ka thënë Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button