Avionë ushtarakë serbë në Preshevë, reagon KFOR-i

Pas lajmit që qarkulloi në mediat serbe dhe ato kosovare lidhur me fluturimet e avionëve të forcave ajrore serbe mbi komunën e Preshevës, ka reaguar KFOR. Sipas KFOR këto lëvizje nuk përbëjnë kërcënime.

“Duke iu referuar fluturimit të avionëve të forcave ajrore serbe mbi komunën e Preshevës, KFOR po kryen kontrollet e pritshme.

KFOR-i po monitoron situatën dhe fton gjithë popullsinë të jetë e qetë, sepse nuk ka kërcënime. Autoritetet ushtarake serbe kanë deklaruar se po bëjnë një provë për stërvitjen taktike ‘Sadejstvo 2108’, e cila është planifikuar për nesër”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button