Pentagoni konfirmon se ka vrarë një operativ të lartë të Al-Kaidës në Libi

Pentagoni konfirmon se një operativ i lartë i Al-Kaidës dhe një xhihadist tjetër janë vrarë në sulmet ajrore të SHBA-së në Libi.

Në sulmet e 24 marsit në afërsi të Ubarit në Libi, “dy terrorist të Al-Kaidës janë vrarë, përfshirë Musa Abu Dawud, një zyrtar i lartë i Al-Kaidës”, ka njoftuar Komanda e SHBA-së në Afrikë, përmes një deklarate për media, transmeton REL. 

“Dawud ka trajnuar rekrutët në Libi që të kryejnë sulme në rajon”, thuhet në deklaratë.

Sulmet e 24 marsit, në periferi të qytetit Ubari janë kryer në koordinim me Qeverinë në Tripoli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button