Nëse keni prindër të shkëlqyer, me siguri iu përkasin këtyre pesë shenjave të zodiakut!

Edhe nëse nuk jeni duke përjetuar emocionet e pritjes së ëmbël, me siguri (qoftë edhe një herë) keni menduar se si do të ishit ju si prind. Shpesh, nuk dëshirojmë të përsërisim gabimet që kan bërë prindërit tanë me ne ose të eleminojmë sjellje që na janë dukur krejt të pakëndshme. Nga ana tjetër, asgjë nuk është si mendohet paraprakisht, deri sa vjen momenti i të mbajturit të vogëlushit apo vogëlushes në krah, shkruan Bordo.al. 

Jo më kot thonë që nuk ka formula për rritjen e fëmijëve dhe duhet theksuar që në këtë pikë, ndikon së shumti edhe karakteri i prindit. Ndonëse kohët kanë ndryshuar e si rrjedhojë edhe qendrimi ndaj të vegjëlve shihet nga një këndvështrim krejt tjetër, janë parimet dhe disa opinione bazike ato që përcaktojnë që në fillim marrëdhënien prind-fëmijë. Si do të jeni ju si prind i ardhshëm?

Astrologjia ka përcaktuar pesë shenja, që në dallim nga pjesa tjetër e zodiakut, klasifikohen si prindërit perfektë. Disa liberalë, të tjerë tejet të dashur dhe të kujdesshëm, lista e mëposhtme do t’ju orientojë më shumë drejt këtij klasifikimi. E nëse e ndjeni se dhe vetë ju keni prindër perfektë, atëherë me siguri do ta gjeni shenjën e mamit ose babait në këtë listim!

BRICJAPI – liberalë, të gatshëm që fëmijët t’iu tregojnë gjithçka. Dhe, nëse kanë gabuar, nuk i qortoni apo dënoni, vetëm kujdeseni t’i shpjegoni se si të qendrojë larg telasheve, në mënyrë që të mos lëndohen.

PESHORJA – e bazojnë gjithçka tek besimi, kështu që edhe fëmijëve ua kanë bërë të qartë që në fillim: kanë besim të verbër tek ata. Janë të sigurt në vetvete, kështu që po aq me siguri mendojnë se kanë rritur një fëmijë model. Gabimet i falin dhe e kuptojnë që nuk do të përsëriten më.

LUANI – fëmijët me prindër të kësaj shenja janë vërtetë me fat. Nëse gjithçka shkon keq, është gjithmonë nëna apo babai Luan, që thotë një frazë të vetme: “E rregulloj unë, mos ki merak”. Pa e tepruar për t’i dhënë komfort dhe vetëm komfot fëmijëve, ata kujdesen që të mos i vënë të vegjëlit përballë përgjëgjësive që nuk ndëremerren vetëm mbi supe.

GAFORRJA – janë natyra më e dashur ndër shenjat e zodiakut, e si të tillë janë prindërit më emocionalë kur vjen puna tek fëmijët. Janë gati të sakrifikojnë gjithçka për t’iu gjendur pranë familjes dhe nuk iu intereson nëse pjesa tjetër e botës ‘digjet’, nëse djali apo vajza e tyre kërkon të shpenzojë pak kohë me ta. Të dhënë shumë pas familjes, janë ndër më idealët si prindër.

DEMI – janë praktik dhe gjithmonë shohin për zgjidhje të shpejta dhe momentale. Kjo, jo për të rehatuar veten, por për të mirën e familjes. Nëse keni një prind të kësaj shenje, vështirë se keni hasur destabilitet në shtëpi. Kërkojnë qetësinë dhe më të mirën për fëmijët, e për këtë iu punon logjika pothuajse çdo sekond.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button