Samiti i NATO-s, Berisha pritet nga Obama

Nisi n? Çikago, Samiti i NATO-s. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Berisha dhe në përbërje të tij janë zëvëndëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Edmond Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes, zoti Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë të lartë. 

Kryeministri Berisha gjate pritjes zyrtare të kryetarëve të shteteve dhe qeverive, në McCormick Place, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen dhe Presidentin e SHBA-së Barack Obama. Më pas, Kryeministri Berisha mori pjesë në sesionin e hapjes së mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut.

Para nisjes se tij, u përkujtuan me një minute heshtje ushtaraket e NATO-s te rene ne krye te detyrës, gjate operacioneve te Aleances. Mbledhja u hap me fjalën e Sekretarit te Përgjithshëm te NATO-s Rasmussen dhe fjalën përshëndetëse të Presidentit Obama. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button