Aziri vizitoi ITSHKSH-në, diskutuan për 11 projektet e miratuara nga Ministria e Kulturës

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri vizitoi Institutin për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Sekretari Aziri takoi edhe drejtorin e Institutit, Skender Asani me të cilin diskutuan mbi tërësisht 11 projektet që i ka miratuar Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë me një shume totale prej 1.905.000 denarë.

Me këtë rast, drejtori i Institutit e falënderoi sekretarin Aziri për angazhimin në përkrahjen e 11 projekteve, meqë për herë të parë nga kjo ministri, sivjet janë mbështetur të gjitha projektet me të cilat Instituti ka konkurruar. “Kemi të bëjmë me një vistër të gjerë të projekteve që vijnë nga sfera e trashëgimisë shpirtërore e kulturore, botimet e librave dhe revistave, projekte nga fusha e folklorit, si dhe projekte interdisiplinare dhe ndërkombëtare”, tha drejtori Asani.

Aziri theksoi që Ministria e Kulturës është e hapur për institucione kredibile dhe serioze, të cilat merren me ruajtjen dhe kultivimin e kulturës shqiptare: “Ne vlerësojmë se Instituti është alfa dhe omega për çështje që kanë të bëjnë nga sfera e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve këtu, prandaj mbështetja jonë e parezervë nuk ka munguar, dhe e njëjta duhet të forcohet edhe më tutje nga institucionet tjera relevante” u shpreh sekretari Aziri.

Projektet e miratuara nga ana e Ministrisë së Kulturës për Institutin  e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup janë:

  1. Qemal Murati “Fjalor I Mediave” – 80.000 denarë
  2. “Shkupi” me Redaktor Agron Saliu – 120.000
  3. “Shkupi dhe Kumanova nën okupimin Bullgar” (1941 – 1944) – 100.000
  4. “Studime albanologjike” – 200.000 denarë
  5. “Martesat e përziera në kohën e ish Jugosllavisë në pikëpamje folklorike” – 65.000 denarë
  6. “Trashëgimia kulturore dhe natyrore e rajonit të Kumanovës” – 250.000 denarë
  7. “Java e trashëgimisë kulturore e Maqedonisë” – 100.000 denarë
  8. “Valorizimi i dasmës shqiptare në Kërçovë dhe rrethin e saj” – 60.000 denarë
  9. “Valorizimi këndimi dyzanoro polifonik në rajonin e Kërçovës” – 150.000 denarë
  10. “Ballkani sot dhe komunikimet ndërshqiptare” – 630.000 denarë
  11. Realizimi i ekspozitës – “Jeta ndër kujtime” – 150.000 denarë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button