Facebook sërish e pëson keq, ja pse

Grupe të ndryshme civile me prefiks të mbrojtjes të të drejtave të njeriut, kanë ngritur një padi federale kundër Facebook-ut, me akuzën se ka lejuar të shndërrohet në strehë të diskriminimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktivistët nën ombrellën e organizatës National Fair Housing Alliance (NFHA), akuzuan se praktikat e Facebook-ut, u mundësojnë pronarëve dhe agjentëve të patundshmërive, të mund të reklamohen vetëm te një grup i caktuar njerëzish.

Organizata NFHA thotë se pronarët e patundshmërive kanë një mundësi të shmangin shfaqjen e reklamave të tyre, duke bërë të njëjtat të padukshme për gratë dhe familjet.

“Në vazhdën e shqetësimit publik gjatë ditëve të kaluara se Facebook ka keqpërdorur të dhënat e përdoruesve të tij, hetimi ynë nxjerrë në dritë se Facebook u ka mundësuar, madje edhe ka inkurajuar reklamuesit me pagesë të diskriminojnë, duke u dhënë në disponim një sërë të dhënash personale” tha Lisa Rice, presidente e  NFHA-së.

“Përdorimi dhe keqpërdorimi i të dhënave personale nga ana e Facebook-ut për qëllime diskriminuese duhet të ndalojë. Tashmë është shndërruar në një sfidë për gratë, familjet me fëmijë dhe njerëzit me invaliditet të gjejnë një shtëpi për vete”, tha Rice, e cila akuzoi se me këtë mundësi, pronarët mund të përjashtojnë nga oferta e tyre, gratë, familjet me fëmijë, personat me invaliditet dhe secilin të papërshtatshëm për të marrë me qera shtëpinë e tyre.

Në fillim të muajit mars, u bë e ditur se një grup konsulent politik gjatë vitit 2016 ka shfrytëzuar të dhënat personale të përdoruesve të Facebook-ut , duke i përdorur gjatë fushatës së kandidatit presidencial Donald Trump. Kreu i Facebook-ut, Mark Zuckerberg personalisht kërkoi falje, megjithatë rrjeti social mbeti i zhytur në aferën e cila e përfshiu, me pyetjen kryesore se si është e mundur që një palë e tretë të marrë qasje në të dhënat e përdoruesve.

Ditë më parë, komisionerja e Bashkimit Evropian (BE) për Drejtësi dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Vera Jourova, kërkoi nga menaxhmenti i kompanisë Facebook të prononcohet nëse ka patur keqpërdorim të të dhënave personale të përdoruesve evropianë, të cilët janë mbledhur në mënyrë të pakontrolluar.

Jourova për gazetën gjermane “Bild dam Sonntag” deklaroi se një abuzim i tillë i të dhënave personale është absolutisht i papranueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button