Çavkov dje me uiski festoi në shtëpi, sot përsëri në paraburgim

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, përsëri sot është arrestuar. Edhe pse ai dje u lëshua nga paraburgimi në arrest shtëpiak, Çavkov përsëri është dërguar në Burgun e Shutkës, njofton Portalb.mk.

Dje pasi që, e lëshuan Çavkovin në shtëpi, në rrjetet sociale u publikuan fotografi ku shihej me një gotë uiski në dorë me të afërmit e tij duke festuar pasi që pas 4 muajve është kthyer në shtëpi.

rrjetet sociale pati reagime të shumta, pasi që Çavkov gjatë qëndrimit në paraburgim, u ankua se është në gjendje të rëndë shëndetësore me qëllim që të dërgohet në shtëpi. Ankesat u bënë më tepër në atë se si mundet një njeri që është i sëmurë të përdor pije alkoolike.

Gjatë paraburgimit, avokati i Çavkovit, deklaroi se Çavkovit gjatë verës së kaluar i është vendosur stend në zemër, problem i paraqet shëndeti fizik sepse në burgun në Shuto Orizare nuk mund t’i zbatojë rekomandimet e mjekut që të lëvizë nga 8 deri 10 kilometra në ditë.

Vasillev tha se gjykata nuk i ka marrë parasysh rrethanat se i akuzuari, Çavkov ka pasur dokumentacion mjekësor kur ia përcaktuan masën e paraburgimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button