Rreth 20 të vrarë e 60 të plagosur në kryeqytetin Sana

Të paktën 20 njerëz janë vrarë, ndërsa më shumë se 60 të tjerë janë plagosur kur një person i veshur në uniformë ushtarake hodhi vetën në ajër gjatë një provave të një parakalimi ushtarak në kryeqytetin jemenas Sana, njoftuan burimet brenda policisë.

Ministri i mbrojtjes së Jemenit dhe shefi i shtabit ishin të prnaishëm por shpëtuan nga sulmi pa u lënduar, thanë burimet brenda ushtrisë.

Jemeni mbetet strehë për një pjesë të rrjetit Al Kaida e cila nga Shtetet e Bashkuara vlerësohet si kërcënim kryesor për sigurinë-jo vetëm në rajon por edhe me gjerë.

Militantët e këtij rrjeti thuhet se kanë shkaktuar jostabilitet në Jemen për t’ia krijuar vetës një bazë në shtetin e paralizuar që nga 2011-ta kur nga pushteti u pat larguar presidenti, Ali Abdullah Saleh.

Parakalimi ushtark ishte parashikuar të mbahet të martën për të shënuar ditën e krijimit të shtetit jemen. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button