Durrës: Viktima e parë në plazh, mbytet i riu te Gjiri i Lalëzit

Në plazhin e Durrësit është shënuar viktima e parë për këtë sezon turistik. Një 19-vjeçar nga Tirana, Adi Sharra, i cili po pushonte në fundjavë me shokët e tij në  “Gjirin e Lalëzit ”, nuk ka mundur të dalë gjallë nga deti për shkak të dallgëve.

Policia e Durrësit bën me dije se i riu kishte hyrë në det për t’u larë, por nuk ka dalë më prej aty.

Sipas policisë, 19-vjeçari ishte përpjekur të dilte nga uji dhe teksa thërriste për ndihmë, miqtë e tij kishin shkuar menjëherë ta ndihmonin, por pa mundur ta shpëtojnë gjallë.

Policia mori dëshmitë e shokëve të viktimës dhe po heton për të zbardhur rrethanat e vdekjes së 19-vjeçarit.

Sipas policisë dyshohet se i riu mund të ketë gjetur vdekjen nga ndonjë atak kardiak nga uji i ftohtë, por mund të jetë mbytur edhe për shkak të dallgëve ngaqë nuk dinte not.

I riu nga Tirana, Adi Sharra u nxorr nga deti dhe u dërgua për në morgun e qytetit të Durrësit, ku trupi i tij do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. /botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button