Erdogan – Putin: Të përkushtuar në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe

Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të Kabinetit të presidentit turk, Erdoğan në fillim të bisdës i shprehu ngushëllime presidentit rus me rastin e zjarrit në Kemerov.

Presidenti turk i shprehu ngushëllime edhe mbarë popullit rus me rastin e tragjedisë.

Të dy presidentët po ashtu konfirmuan përkushtimin e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat.

Erdoğan dhe Putin biseduan edhe për samitin trilateral për krizën siriane, i cili do të mbahet më 4 prill në Ankara, me pjesëmarrjen e Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Rikujtojmë se mes 64 personave që humbën jetën gjatë zjarrit në qendrën tregtare në qytetin Kemerov, 41 persona ishin fëmijë, bëri të ditur Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë. Putin, 27 marsin e shpalli ditë të zisë kombëtare për shkak të tragjedisë në Kemerov.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP