Kostume tradiocionale në videoklipin zyrtar të Bushpepës “Mall” (VIDEO)

Është publikuar sot videoklipi zyrtar i këngës “Mall” të Eugent Bushpepës, që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, transmeton Koha.net.

Kënga fituese e Festivalit të 56 në RTSH vjen me një videoklip monokrom, me kostume tradicionale shqiptare.

Valltarët kanë të veshur fustanellën, xhubletën e jelekun.

Me ide e regji të Ajola Xoxës, fotografi të Arianit Gjonbalaj, produksion të Animapictures, “Mall” do të prezantojë Shqipërine për të 15-in vit rradhazi në organizimin prestigjioz europian që sivjet mbahet në Lisbonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button