Qeveria e Maqedonisë e ka shfuqizuar marrëveshjen me koncesionerin e Kazandollit

Qeveria e Maqedonisë në mënyrë të njëanshme e ka shfuqizuar marrëveshjen me koncesionerin e kompleksit të minierave “Kazandoll”, njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“Qeveria e Maqedonisë është e përkushtuar në zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Shëndeti i qytetarëve dhe siguria ekologjike e shtetit është mbi çdo interesi privat. Këtë porosi e dërgojmë deri te qytetarët e Vallandovës, Bogdancit, Dojranit, por edhe deri te të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Sot Qeveria  miratoi vendim për shfuqizim njëpalësh të marrëveshjes për koncesion të Kazandollit në afat prej dy vjetëve nga dita e ndarjes së koncesionit deri në ndërtimin e centralit për shfrytëzim të bakrit katodë”, tha kryeministri Zaev.

Ai shtoi se afati i paraparë prej dy viteve nga marrëveshja është gjendje thelbësore e marrëveshjes pasi që është dhënë si kusht në thirrjen publike dhe se nëse nuk shfuqizohet marrëveshje dhe nuk veprohet ligjërisht, Maqedonia mundet që të paditet nga koncesionerët tjerë potencial.

Vendimi hyn në fuqi në ditën e ardhshme pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button