Aleanca për Shqiptarët: Supremja dhe Qeveria LSDM-BDI, e plotësoi kërkesën e VMRO-DPMNE-së 

“Aleanca për shqiptarët shpreh shqetësim të thellë dhe njëkohësisht alarmon opinionin publik se qeveria LSDM dhe BDI jo se nuk e ka ndërmend ta reformojë sistemin e drejtësisë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës, po ky koalicion e trafikon drejtësinë në interes të pazareve politike”, thuhet në reagim.

“Këtë më së miri e dëshmon edhe vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin e deputetëve të VMRO-së të cilët janë të dyshuar dhe të akuzuar për ngjarjen e 27 Prillit gjatë sulmit ndaj Kuvendit dhe deputetëve të tij, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.
Ky institucion më i lartë gjyqësor I cili udhëhiqet nga Jovo Vangelovski, i zgjedhur në kohën VMRO-BDI, ka qenë ndër katalizatorët kryesor të shumë proceseve të montuara politike”, shtojnë në kumtesë.

Sipas tyre, Gjykata Supreme dhe udhëheqësit e saj, kanë plotësuar një kërkesë politike të VMRO-së e cila ka kushtëzuar kthimin e deputetëve të saj në Kuvendin e RM-së.

“Dënojmë ashpër këto pazarllëqe që sot i bën BDI –LSDM dhe VMRO, duke inskenuar shou mediatik me arrestime filmike, ndërsa pas një kohe këto paraburgime përfundojnë më arreste shtëpiake siç është rasti i ish Ministrit Mitko Çavkov dhe i deputetëve tjerë të përfshirë në ngjarjen e përgjakshme të 27 Prillit. Qeveria LSDM dhe BDI nuk ka kapacitet dhe vullnet politik për ta reformuar sistemin e drejtësisë, aq më tepër kur kryetarë të gjykatave të larta janë zgjedhur në kohën e VMRO-BDI-së dhe të njëjtit sot nuk mund ti shërbejnë drejtësisë e aq më pak të ndajnë drejtësi”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button