Mosdekretimi i ligjit të gjuhëve nga Ivanovi, Zaev tregon se cila është iniciativa e radhës! (VIDEO)

I pyetur nga Portalb.mk, se a do të ngritet inciativë në Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar se a e ka shkelur ose jo presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov Kushtetutën e Maqedonisë me mosdekretimin e ligjit të gjuhëve edhe pas votimit të dytë, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se një gjë e tillë do të bëhet nëpërmjet grupit parlamentar të partisë së tij, LSDM-së.

“Kam shqyrtuar më shumë opsione. Një nga opsionet ishte edhe shqyrtimi i vendimit për mosnënshkrim të ligjit të gjuhëve nga ana e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Nuk mund që kryetari të hedh poshtë kompetencën e Kuvendit të Maqedonisë, por Kuvendi do të deklarohet për vendimet që do t’i marrë. Por ajo çfarë di nga grupi parlamentar i yni, që një nga iniciativat është që Gjykata Kushtetuese të tregojë se çfarë në këtë situatë, sepse mund të ndodh që edhe kryetari ta nënshkruajë ligjin. Sepse me Kushtetutë shumë qartë thuhet, kryetari është i obliguar që të nënshkruajë ligjin pas votimit të dytë”, tha Zaev, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe, ligji për gjuhët u miratua në Kuvendin e Maqedonisë me 64 vota “për” më 14 mars në atmosferë të tensionuar, pasi që deputetët e VMRO-DPMNE-së në krye me Nikolla Gruevskin kundërshtonin miratimin, sepse kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi refuzoi të diskutojë për amendamentet e dorëzuara nga të njëjtët.

Pengesa më e madhe për ligjin është presidenti Ivanov. Ai nuk e dekretoi dy herë radhazi ligjin edhe pse për të dytën herë nuk ka të drejtë kushtetuese të bëjë një gjë të tillë. Me mosdekretimin e ligjit, i njëjti s’mundet të publikohet në Gazetën Zyrtare – pra s’mundet të hyjë në fuqi. Zërat se mund të publikohet edhe pa “aminin” e Ivanovit, VMRO-DPMNE kërcënuar se nëse ndodh një gjë e tillë ata do të dorëzojnë padi penale për kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe për kryetarin e Gazetës Zyrtare.

 

Ligji për gjuhët, ka vetëm një mundësi për reagim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button