Me një sërë vërejtjesh, ligji për ASHMAA javën e ardhshme do të shkojë në seancë plenare

Janë të nevojshme më shumë para për Radio Televizionin e Maqedonisë (RTVM) si transmetues publik, por të jepen më shumë kompetenca për rregullimin dhe rolin e propozuesit të vendimeve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike (ASHMAA) që të mundësohen reforma thelbësore mediatike. Që të mos shkaktohet prishje e madhe e tregut të reklamave, megjithatë, është e patjetërsueshme që të pamundësohet që RTVM emitojë reklama dhe kështu të marrë pjesë nga kulaçi i reklamave, njofton Portalb.mk.

Këto ishin vërejtjet kryesore të diskutimit publik për propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, të cilën Qeveria e dërgoi në Kuvend muajin e kaluar. Diskutimi i sotëm ishte nën organizim të Komisionit për Çështje Evropiane dhe është e katërta me radhë.

Ashtu siç tha ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, procesi ende nuk është mbaruar, gjegjësisht , ekziston mundësi që teksti të ripërpunohet, edhe pse, ashti siç tha ai, pritet që propozim-ligji javën e ardhshme të gjendet në seancë kuvendore.

Mundësinë për përmirësimin e tekstit aktual, Mançevski e drejtoi kah diskutimi i amendamenteve në Kuvend. Sipas tij, zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të ASHMAA-së dhe Këshillit Programor të RTVM-së, e cila do të kryhet me shumicë prej dy të tretave në Kuvend, do të mundësojë në to që të hyjnë profesionistët me çka do të minimizohet mundësia që strukturat politike të ndikojnë në mediat dhe ta rrezikojnë lirinë e tyre.

Sipas Klime Babunski nga “PRO MEDIA” dhe Dejan Georgievski nga Qendra për Zhvillim të Mediave, theksuan se problem i madh është financimi i RTVM-së, gjegjësisht mjetet e parapara prej 0.7% nga Buxheti i Shtetit për këtë vit, të cilat duhet që të rriten deri në 1% nga Buxheti i shtetit për vitin 2020. Sipas tyre, këto mjete janë të pamjaftueshme për kryerje të vërtetët të të gjitha funksioneve të transmetuesit publik. Një pjesë e pjesëmarrësve në diskutim propozuan që të parashihet edhe zhvillimi i rrjetit të korrespodentëve për informim objektiv në të gjitha nivelet.

Naser Selmani dhe Dragan Sekullovski nga Shoqata e Gazetarëve i ritheksuan të njëjtat probleme, por i ndalën te dispozitat e funksionimit të Agjencisë për ASHMAA. Ata kërkuan që ingerencat intervenime në tekst që të parandalohet çfarëdo lloj mundësie që në të ardhmen Qeveria ta prish tregun me reklamat e saj, transmeton Portalb.mk.

Sipas drejtorit të “Kanal 5”, Ivan Mirçevski, janë paraparë shumë dënime të ashpra për televizionet dhe drejtorët, dhe propozoi shfuqizim dhe  ulje të të njëjtave. Gjithashtu, Bllagoj Hristov nga Oda Ekonomike, si përfaqësues i operatorëve kabllovik, kërkoi që të ketë ndryshime në fushën e transmetimit të programeve.

Edhe Mirçevski edhe përfaqësuesit e televizioneve tjera, Mishko Ivanov nga “24Vesti”, Sllavica Arsova nga “Sitel” – kanë kërkuar që të fshihet neni nga propozim-ligji i cili do të mundësojë reklama komerciale të RTVM-së.

Deputetja Maja Moraçanin kërkoi në pjesën e dënimeve për diskriminim në përmbajtjet mediatike plotësisht të vendosen edhe dënimet për diskriminin për shkak të orientimit seksual dhe indentitetit gjinor. Cvetin Çilimanov nga Asociacioni Maqedonas i Gazetarëve e ka përkrahur kërkesën e televizioneve private që të mos ketë reklama komerciale në RTVM dhe kërkuan rregullim të ashpër edhe të internet mediave “ashtu siç tani ajo po bëhet me televizionet dhe radiot”.

Në diskutim ka marrë pjesë edhe ministri për Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski, ndërkaq në sallë, përskaj kolegëve të koalicionit qeveritar, ishin edhe deputetët Zoran Ilioski, Liljana Kuzmanovska dhe Liljana Zaturoska nga VMRO-DPMNE.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP