Dëbimi i diplomatit rus nga Maqedonia, Ivanov thotë se është hap i nxituar

Republika e Maqedonisë si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e ndjek politikën e BE-së dhe vendimet e saj të miratuara në rrugën e konsensusit dhe në nivel të BE-së. Duke i pasur parasysh se vendimet për dëbim të diplomatëve rus nuk janë shprehje e harmonizuar me qëndrimet e vendeve anëtare të BE-së, por për vendimet individuale të vendeve të anëtareve të BE-së, presidenti i Republikës së Maqedonisë, vlerëson se vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme është i nxituar.

Kështu deklarohen nga Kabineti i presidenti Gjorge Ivanov, në lidhje me vendimin e MPJ-së së Maqedonisë për dëbimin e një diplomati rus nga Maqedonia, njofton Portalb.mk.

“Presidenti i Maqedonisë fton në përmbajtje nga hapat e nxituar në politikën e jashtme, që të pengohet dëmi eventual në realizimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë”, thuhet në qëndrimin e Kabinetit të Ivanov.

Prej atje, shtohet se presidenti, në pajtueshmëri me rregullativën pozitive ligjore, pret që zyrtarisht të informohet për faktet e theksuar në opinion lidhur me këtë rast.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dje njoftoi se ka dëbuar një diplomat të Federatës Ruse, për shkak të rastit Skripal.

“Ministria e Punëve të Jashtme njofton se në konsultim të ngushtë me partnerët tanë në BE dhe NATO dhe në solidaritet me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, vendosi të dëbojë një diplomat nga Federata Ruse në Republikën e Maqedonisë për shkak të rastit Skripal, në pajtueshmëri me nenin 9 nga konventa e Vjenës për marrëdhënie diplomatike nga viti 1961’, njoftoi MPJ e Maqedonisë.

Përdorimi jo legal i armëve kimike ushtarake është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe kjo ndikon në sigurinë e të gjitha shteteve, thuhet më tej në njoftim.

Ndaj kësaj ka reaguar Ambasada e Rusisë në Maqedoni duke theksuar se “pala maqedonase do t’i bart.

Dimitrov thotë se diplomati rus i dëbuar nga Maqedonia ka tentuar të marrë informata sekrete

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button