Ndalimi i ushtrimeve fizike e rrit rrezikun e depresionit

Tash e një kohë të gjatë dihet se ushtrimet fizike janë tejet të mira për shëndetin mendor dhe fizik të njeriut.

Sidoqoftë, pyetja se si ndikohet gjendja mendore e një personi kur ndalon së bëri ushtrime fizike është temë që ende nuk është eksploruar në mënyrë adekuate, transmeton Telegrafi.

Por, sipas një studimi të ri të kryer nga Universiteti Adelaide, ndalimi i të gjitha formave të aktivitetit fizik mund të shkaktojë që individi të zhvillojë simptoma depresive.

Për këtë ishin analizuar 152 persona të rritur, 50 prej të cilëve kishin qenë gra.

Çdo pjesëmarrës më herët ishte marrë me ushtrime fizike për të paktën tri herë në javë për minimumi tre muaj, dhe secila seancë ushtrimore iu kishte zgjatë të paktën 30 minuta.

Ndikimi i ndalimit të ushtrimeve fizike në shëndetin mendor të individëve kishte qenë thuajse i menjëhershëm te disa persona.

Siç shpjegojnë hulumtuesit, disa prej tyre kishin filluar të shfaqnin simptoma depresive pas tri ditëve kur i kishin ndalë ushtrimet fizike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button