Shkup, djali e pranoi se e ka vrarë nënën e tij me thikë

50 vjeçari M.G. e pranoi se e ka vrarë nënën e tij 77 vjeçare në shtëpinë e tyre më 19 mars, njofton Portalb.mk.

Kundër tij është e dorëzuar padi penale për kryerjen e veprës penale “vrasje”. Nëna e tij e vdekur është gjetur nga vëllai i tij, pesë ditë pas vrasjes.

“Më 19 mars të këtij viti, rreth orës 19:00, derisa i paraqituri ka qenë në shtëpinë familjare, ka vendosur që fillimisht t’ia marrë jetën nënës së tij, K.G. (77), ndërkaq më pas të vetëvritet. Derisa nëna e tij ka qenë e shtrirë në krevat, M.G. e ka therur në gjoks, ndërkaq më pas ka dashur të vetëvritet, por nuk ka arritur. Edhe në ditët në vazhdim është përpjekur që të bëjë vetëvrasje, megjithatë nuk ka mundur. Kështu që më 24 mars, rreth orës 20:00, në shtëpi ka arritur vëllai, i cili e ka gjetur të vdekur nënën, ndërkaq i paraqituri i ka thënë se ai e ka vrarë. Me këtë rast, M.G. është privuar nga liria dhe pas kryerjes së bisedës me të, e ka sqaruar mënyrën e kryerjes së veprës. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dorëzuar për në autopsi”, njoftojnë nga MPB.

Ndryshe, rasti ka ndodhur në lagjen Taftalixhe të Shkupit. Nga MPB nuk shpjegohen arsyet se pse ka ardhur deri te vrasja.

Gjendet një grua e therur me thikë në një banesë në Shkup, arrestohet djali i saj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button