Zuckerberg nuk do t’u përgjigjet ligjvënësve britanikë

Shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg nuk do të përgjigjet në pyetjet e ligjvënësve britanikë, për të shpjeguar sesi të dhënat e miliona përdoruesve ranë në duart e firmës politike konsulente, Cambridge Analytica, thuhet në një letër të lëshuar nga Facebook, të cilin e ka parë agjencia Reuters, transmeton REL.

Në vend të Zucerbergut, para komitetit për Digjitalizim, Kulturë, Media dhe Sport, do të paraqitet Mike Schroepfer shef i teknologjisë në Facebook ose shefi i produkteve Chris Cox.

Ky komitet ende nuk ka komentuar lidhur me këtë lajm.

Javën e kaluar, Zucerberg kishte kërkuar falje për gabimet që ka bërë Facebook-u dhe ka premtuar se do të ndërmarrë masa më të ashpra që të kufizojë qasjen në të dhënat e përdoruesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button