Presidenti, Fajon: Mos bëni gabimet e së kaluarës

Parlamenti Evropian kërkon nga Shqipëria që të mos përsërisë gabimet e së  kaluarës në zgjedhjen e  Presidentit të ri të vendit. 

Eurodeputetja sllovene,  Tanja Fajon, katër ditë  para nisjes së procesit zyrtar  të konsultimeve për  Presidentin në Shqipëri,  deklaroi se PE do ta monitorojë  atë.

Në një intervistë  për “Albanian Screen”,  ajo tha se PE kërkon që ky  të jetë një proces i drejtë  dhe demokratik. “Ne do e  ndjekim procesin e  zgjedhjes së Presidentit.
Ne shpresojmë që ai të jetë  një proces i drejtë e  demokratik, sepse nuk  duam të bëhen gabimet që  kanë ndodhur në të kaluarën”,  – u shpreh eurodeputetja
Fajon.

Sipas saj,  “zgjedhja e Presidentit do  të tregojë nëse vendi e ka  arritur maturinë e mjaftueshme  për të vazhduar  integrimin evropian”. “Unë mendoj se ky vit  mund të jetë vit shumë i  rëndësishëm për Shqipërinë”,  – tha Tanja Fajon,  ish-raportuesja për  vizat me Shqipërinë në  Parlamentin Evropian.  Eurodeputetja Fajon  kërkon, në këtë thirrje për  partitë politike në Shqipëri,  që ato të mos humbasin  kohë në finalizimin
 e Ligjit të ri zgjedhor.

 “Është  shumë e rëndësishme që  reforma zgjedhore të përfundojë,  që Shqipëria të tregojë  maturi dhe kryesorja,  që zgjedhjet e reja të zhvillohen  në mënyrë të drejtë  e demokratike, sepse në të kaluarën ne kemi parë  shpesh që Shqipëria ka  humbur kohë në përmbushjen  e reformave të integrimit  evropian. Mendoj  se ky duhet të jetë fokusi  tani: Të mos ketë më vonesa”,  – u shpreh Fajon. Thirrja  e eurodeputetes sllovene  vjen në një moment  kur negociatat parazyrtare  kanë filluar, por në  datën 24 maj hapen zyrtarisht  bisedimet për gjetjen  e emrit të ri të kreut të shtetit  shqiptar.

Lajme të ngjashme

Back to top button