Bono, këngëtari më i pasur në botë

Këngëtari irlandez i grupit “U2”, Bono Vox, është bërë këngëtari më i pasur në botë, kjo falë Facebook-ut. Kështu ai do të zëvendësoj Paul McCartney-n nga pozita e parë për nga pasuria, kjo falë hises së tij në Facebook, i cili ka dalë në bursë.

Pasuria e Paul-it vlerësohet në 1 miliardë dollarë, derisa me përqindjen e Bonos prej 2.3 për qind në Facebook, pritet që ai të fitoj mes 1.5 dhe 2 miliardë dollarë. Ai në vitin 2010, këto aksione i ka blerë për vetëm 90 milionë dollarë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button