TopAwards/ Elvana i merr sërish kreun Kidës

Mes Elvana Gjatës dhe Kidës ka lindur një “luftë” e heshtur, e cila ka të bëjë me kryesimin e klasifikimit të “The Top List”.

Projektet e fundit të dyshes së talentuar kanë futur në një konkurrence fansat e Kidës dhe Elvanës, të cilët votojnë pafund nga java në javë, në mënyrë që artistja e tyre e preferuar të zërë kreun, transmeton TCH.

Kjo javë ka sjellë më fuqishëm fansat e “Me Fal” të Elvanës, të cilët përmes votave të tyre, kanë mposhtur “Ti” të Kidës.

Nga ana tjetër, fansat e Kidës kanë mundur të shijojnë performancën e parë “live” në një televizion, të projektit “Ti” të Kidës, në natën e parë “live” të “The Voice Kids”. Kida ka ngritur në këmbë jo vetëm publikun por edhe trajnerët e “The Voice Kids” me performancën e saj.

Kida vazhdon të jetë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare edhe me 5 projekte të tjera muzikore, të cilat janë renditur mjaft mirë. “Harroj”, “Pe du”, “Kce”, “Anderr” dhe “Don’t Say No More” për këtë javë pozicionohen përkatësisht në vendin e 8-të, 14-të, 16-të, 17-të dhe 18-të.

Ndërsa Elvana është në listë edhe me një tjetër projekt muzikor, pjesë e minialbumit “3”. Kënga e saj “Veç një pike”, ashtu sikurse edhe javën e kaluar, mban vendin e 6-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button